Vdes legjenda e basketbollit të Kosovës

0%

Ka ndërruar jetë sot, në moshën 88 vjeçare, legjenda e basketbollit të Kosovës, Mithat Belegu. Belegu konsiderohet një nga pionierët e basketbollit pejan dhe kosovar, një personalitet që ka ndikuar në zhvillimin e sportit si në parket, ashtu edhe në organizim e arbitrazh për më shumë se gjysmë shekulli.

Ai ka dhënë kontribut si basketbollist, trajner, gjyqtar ndërkombëtar dhe veprimtar sportiv. Mithat Belegu vlerësohej si basketbollisti më i mire nga Kosova i viteve te 60-ta. Pas përfundimit të karrierës si lojtar, u bë gjyqtar federativ, në vitin 1978 fitoi stemën e gjyqtarit ndërkombëtar të FIBA-s duke u bërë shqiptari i parë me stemë te FIBA-s.

Për kontributin shumëvjeçar në basketboll, është dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave nga Presidentja e Republikës së Kosovës. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në ora , në varrezat e qytetit në Pejë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot