Vritet nga policia i dyshuari për sulmin në Berlin

0%

I dyshuari për sulmin e ndodhur më në Berlin të Gjermanisë është vrarë nga policia pasi që tentoi të therrë policët. Kështu ka njoftuar BBC duke raportuar se i dyshuari u gjet në një kopsht në Spandau, në perëndim të Berlinit, rreth orës . Ndaj të dyshuarit thuhet se u përdorën armë zjarri pasi që ai sulmoi zyrtarët policorë.

“Pavarësisht masave të menjëhershme të ringjalljes të iniciuara nga Departamenti i Zjarrfikësve të Berlinit, ai vdiq në vendngjarje”, ka thënë një zëdhënës. 21-vjeçari, që besohet se kishte lidhje me qarqe islamiste, u përplas me një veturë në turmën pranë festimeve për Paradën e Homoseksualëve në Berlin, duke vrarë një person dhe duke plagosur 16 të tjerë.

Incidenti i së shtunës ndërpreu paradën ku po merrnin pjesë qindra mijëra njerëz – një prej ngjarjeve më të mëdha të këtij lloji në Evropë. Pjesëmarrësit u detyruan të iknin nga vendngjarja, ndërsa sirenat e policisë u dëgjuan gjatë gjithë natës. Sipas zëdhënësit të policisë, Florian Nath, i dyshuari besohet se ka lidhje me “qarqe islamiste”. Sulmi ndodhi pak para orës të së shtunës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një automjet, i ngjashëm me një minifurgon ose një SUV, hyri në parkun Tiergarten dhe goditi disa persona”, tha policia. Në mesin e 16 personave të plagosur, tre janë në gjendje kritike, sipas zëdhënësit të zjarrfikësve të Berlinit, Dominik Pretz. Rreth 30 persona të tjerë morën trajtim në vendngjarje pasi ishin në gjendje shoku.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, u zotua se përgjegjësit për incidentin e fundit do të përballen me drejtësinë. Përmes një deklarate, Merz e përshkroi ngjarjen si një “akt të tmerrshëm” dhe tha se ai dhe ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt, po informoheshin vazhdimisht për zhvillimet.

Kryetari i Berlinit, Kai Wegner, dënoi atë që e quajti një sulm brutal ndaj “një tubimi për një Berlin tolerant dhe paqësor”. Solidarizim me popullin gjerman shprehu edhe Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca.

Burimi: Kallxo