Trajneri i Sunderlandit, Regis Le Bris, ka hedhur poshtë zërat për një largim të mundshëm të Granit Xhakës, duke konfirmuar se mesfushori shqiptar do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës angleze. Tekniku francez ka deklaruar se e ardhmja e Xhakës nuk është më një çështje diskutimi, pasi lojtari ka shprehur qartë dëshirën për të qëndruar dhe për të ndihmuar në zhvillimin e klubit.
“Kjo temë është e mbyllur. Graniti ka qenë shumë i qartë për të ardhmen e tij. Ai e do Sunderlandin, dëshiron të qëndrojë këtu dhe të ndërtojë të ardhmen e klubit. Është një kapiten i shkëlqyer dhe një lider i madh”, ka thënë Le Bris. Deklarata e trajnerit vjen pas spekulimeve të shumta gjatë afatit kalimtar të verës, ku emri i Xhakës ishte lidhur me një largim të mundshëm nga Sunderland.
Me këtë konfirmim, klubi anglez ka bërë të qartë se mesfushori shqiptar mbetet një nga figurat kryesore të projektit sportiv, si në aspektin e performancës në fushë, ashtu edhe në rolin e liderit në dhomën e zhveshjes. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
