Shpërndaje në: Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën në shuarjen e zjarreve dhe operacionet e kërkim-shpëtimit.
Më shumë se 300 mijë njerëz në Francë dhe Spanjë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarreve që kanë përfshirë rajonet prej disa ditësh, ndërsa erërat e forta dhe temperaturat e larta po e vështirësojnë punën për shuarjen e tyre.
“Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin francez dhe me të gjithë ata që po punojnë për të mbrojtur jetët e njerëzve dhe komunitetet e prekura nga zjarret”, ka thënë Haxhiu.
