Raketa ruse godet një lagje të Kharkivit, të paktën 12 të plagosur

0%

Sulm raketor në Kharkiv, të paktën 12 të lënduar. Të paktën 12 persona janë lënduar si pasojë e një sulmi raketor që goditi sot qytetin e Kharkivit në Ukrainë. Sipas raportimeve të mediave lokale, raketa goditi një nga lagjet e qytetit, ndërsa në rrjetet sociale janë publikuar pamje që tregojnë pasojat e sulmit.

Ushtari ukrainas rrëzon dronin rus, e qëllon me pushkë nga kabina e aeroplanit Autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur se, sipas të dhënave paraprake, 12 persona kanë mbetur të lënduar. Ekipet e emergjencës kanë dalë në vendngjarje dhe po punojnë për ofrimin e ndihmës ndaj të prekurve, ndërsa dëmet materiale janë ende duke u vlerësuar.

Nuk janë bërë të ditura ende detaje të tjera mbi objektivin e goditur apo gjendjen e të lënduarve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi