Shpërndaje në: Mbrojtësi i krahut të majtë, Dion Gallapeni, nuk ka luajtur asnjë minutë në ndeshjen e parë të edicionit të ri të elitës së futbollit të Polonisë. Mbrojtësi i Kosovës mbeti në stol në fitoren 2:1 të Wisla Plockut ndaj Rakowit të dielën pasdite. Gallapeni e përcoll nga stoli ndeshjen e parë. 21-vjeçari e kompletoi në maj kalimin te Wisla Plock.
Në fakt Gallapeni ishte i huazuar te Plocku nga Lodzi për pjesën e dytë të edicionit 2025/2026. Ai me Plockun ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2029, me mundësi të vazhdimit edhe për një vit tjetër.
