Java që po vjen pritet të jetë shumë vendimtare për fatin e Vinicius Junior te Real Madrid. Gjatë javës së ardhshme përfaqësuesit e klubit madrilen dhe përfaqësuesit e anësorit brazilian do të ulen për të negociuar një zgjatje të kontratës. Në rast se nuk gjehet gjuha e përbashkët, atëherë Vinicius Junior do të dalë në shitje.
Sipas AS, Real Madrid do të lejojë largimin e Vinicius Junior vetëm për një shifër rreth 160 milionë euro, pa përfshirë këtu bonuset e ndryshme. Megjithatë, optimizmi te dy palët është i madh, për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe për të rinovuar kontratën, e cila aktualisht skadon në qershor të vitit 2027.
