Flutura Gashi-Mehmeti Shpërndaje në: Lufta me Iranin është zgjeruar gjatë fundjavës, pavarësisht një pauze në sulmet amerikane, ndërsa Houthit e Jemenit, të mbështetur nga Irani, sulmuan objektet saudite të naftës përgjatë bregdetit të Detit të Kuq, e Irani akuzoi Ukrainën për sulm ndaj një prej anijeve të tij në Detin Kaspik.
Ushtria amerikane ka njoftuar të shtunën se bllokada e saj detare kundër Iranit””mbetet plotësisht në fuqi”, por nuk ka shpjeguar pse ka ndërprerë serinë prej 13 netësh me sulme gjithnjë e më intensive. I pyetur nga gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi ka thënë se po zhvillojnë bisedime indirekte me Iranin, dhe se vendi po bëhet gjithnjë e më serioz.
Gazeta “New York Times” ka raportuar të shtunën se për momentin, Trumpi ka vendosur të tërhiqet nga planet për të intensifikuar sulmet ndaj Iranit.
Sipas gazetës, presidenti dhe këshilltarët e tij janë të shqetësuar se zgjerimi i konfliktit mund të shterojë rezervat ushtarake amerikane, të largojë aleatët e Gjirit në Lindjen e Mesme, si dhe të ndikojë në furnizimet me energji dhe ekonominë globale.
Edhe Botë 3 muaj më parë Kriza e re energjetike godet rëndë Evropën Zëvendëspresidenti JD Vance dhe gjenerali Dan Caine, kreu i shtatmadhorisë amerikane, i kanë shprehur Trumpit shqetësime për rezervat e municioneve amerikane gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë të premten, ka thënë një zyrtar amerikan për CNN.
Operacionet janë “pezulluar përkohësisht”, ka thënë të shtunën për CNN një burim i Departamentit të Mbrojtjes. Megjithatë, pavarësisht qetësisë së përkohshme në rajonin e Gjirit, luftimet e së shtunës midis aleatëve Houthi të Iranit dhe Arabisë Saudite treguan se lufta, e cila tashmë ka ndërprerë furnizimet me energji përmes Ngushticës së Hormuzit, mund të ndikojë edhe në një rrugë të dytë të rëndësishme detare dhe të rindezë luftën civile në Jemen.
Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Iranit ka akuzuar Ukrainën për sulmin ndaj një anijeje tregtare iraniane në Detin Kaspik, duke thënë se një marinar u vra dhe një tjetër u plagos.
Edhe Botë 5 muaj më parë Iranianët përgatiten për luftë nën petkun e normalitetit Ministria ka thirrur në Teheran të ngarkuarin me punë të Ukrainës për të protestuar ndaj sulmit, të cilin e ka cilësuar si “armikësor dhe kriminal”, ka njoftuar agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.
Denoncimi i Iranit përkonte me deklaratat e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili ka thënë se Kievi kishte vënë re se Rusia po i transmetonte Iranit të dhëna satelitore mbi Lindjen e Mesme për ta ndihmuar në drejtimin e sulmeve në rajon.
