“Thasët me para nga Serbia nuk do t’i shpëtojnë dot”, Krasniqi: Koha

0%

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke kritikuar atë që ai e cilëson si “makineri të propagandës anti-shtet”. Krasniqi ka shkruar se aktivizimi i kësaj “makinerie” tregon, sipas tij, se kundërshtarët politikë ndodhen në vështirësi dhe se po përballen me pasojat e veprimeve të tyre.

Ai ka shtuar se përgjegjësit do të përballen me pasoja për veprimet e tyre. Postim i plotë: Kur qohet peshë makineria e propagandës anti-shtet, dijeni që e kanë një zor të madh. Tash, kur rrethi iu është ngushtuar dhe mbetjet e tyre kriminale në institucione po çmontohen, po e kuptojnë që po u vjen radha. Kanë për t’u përgjigjur dhe për të paguar për çdo të bëmë.

As milionat e krimit dhe korrupsionit, dhe as thasët me para nga Serbia, nuk kanë me i shpëtu dot.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot