Ferizaj: Katër shoferë dënohen se vozitën të dehur – dy të tjerë se

0%

Gjashtë shoferë janë ndëshkuar nga Policia në Ferizaj pas kontrolleve të shtuara në trafik, ku janë evidentuar raste të vozitjes nën ndikim të alkoolit dhe tejkalimit të shpejtësisë së lejuar. Katër shoferë janë ndaluar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, pasi testimi me alkooltest ka treguar se po drejtonin automjetet në gjendje të dehur.

Për ta janë shqiptuar gjoba nga 200 deri në 300 euro, pikë negative dhe masa të përkohshme të heqjes së patentë-shoferit. Në mesin e të ndëshkuarve ishte një 25-vjeçar, i cili rezultoi me 1.11 promilë alkool në gjak dhe u dënua me 300 euro gjobë, 2 pikë negative dhe heqje të patentë-shoferit për gjashtë muaj.

Tre shoferë të tjerë, të moshave 25 dhe 26 vjeç, rezultuan me nivel alkooli nga 0.86 deri në 1.00 promilë dhe u ndëshkuan me nga 200 euro gjobë, 2 pikë negative dhe pezullim të patentës për tre muaj. Ndërkohë, në rrugën magjistrale në fshatrat Bibaj dhe Koshare, dy shoferë u kapën duke tejkaluar shpejtësinë e lejuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një 18-vjeçar, në një zonë ku kufizimi ishte 40 km/h, u evidentua duke vozitur me 102 km/h, për çka u gjobit me 300 euro, 3 pikë negative dhe iu hoq patentë-shoferi për tre muaj. Rast tjetër ishte një 26-vjeçar, i cili në një zonë me kufizim 50 km/h u kap duke lëvizur me 80 km/h. Edhe ndaj tij u shqiptuan masat e parapara ligjore.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet e shtuara me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe parandalimit të shkeljeve të rënda në trafik. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com