Shpërndaje në: Anthony Joshua u rrëzua dy herë në raundin e parë të meçit ndaj Kristian Prengës. Por reagoi në raundin e dytë për të shënuar fitore në Jeddah të Arabisë Saudite. Por çka i tha trajneri britanikut pas raundit të parë shumë të vështirë? Joshua në kënd e kishte ukrainasin Iegor Golub, që ka punuar edhe me Oleksandr Usykun.
Joshua tashmë po përgatitet në kampin e ukrainasit legjendar. “AJ, para së gjithash, duhet të lëvizësh. Duart tua duhet të jenë të mbyllura. Duhet të lëvizësh dhe të punosh me goditjen. Qëndron në ring, mos u rrëzo”, i ka thënë Golub, sipas “The Sun”. Fjalët e trajnerët kishin efektin e dëshiruar. Joshua doli në ring shumë më i gatshëm dhe shënoi fitore.
