Në ceremoninë përmbyllëse të BVA U17 Kampionatit Ballkanik në Volejboll për Femra, krahas medaljeve dhe trofeut të kampiones, u ndanë edhe çmimet individuale për lojtaret që u dalluan me paraqitjet e tyre gjatë turneut. Çmimi Fair Play – Njola Babuni (Kosovë) Çmimin e ndau Valon Nikqi, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Volejbollit të Kosovës.
Liberoja më e mirë – Magdalena Bogdanova (Bullgari) Çmimin e ndau Valon Xhafaj, Nënkryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës. Bllokuesja e mesit më e mirë – Nejla Guzonjiq (Turqi) Çmimin e ndau Arbër Bytyqi, Drejtor i Urbanizmit në Komunën e Ferizajt.
Sulmuesja e jashtme më e mirë – Elena Jovanoviq (Mali i Zi) Çmimin e ndau Nikola Kaziq, President i Federatës së Volejbollit të Malit të Zi. Opposite më e mirë – Cagla Caglayandere (Turqi) Çmimin e ndau Nikola Kazić, President i Federatës së Volejbollit të Malit të Zi. Organizatorja më e mirë e lojës (Setter) – Nadja Pekoviq (Mali i Zi) Çmimin e ndau Filip Despotovski, Supervizor i BVA-së.
Lojtarja më e vlefshme e turneut (MVP) – Selis Ecrin Turkyasar (Turqi). Trofeun e MVP-së e ndau Bahri Gjinovci, President i Federatës së Volejbollit të Kosovës.
