Vllaznia nuk ia del ndaj risisë së këtij sezoni, kuqeblutë pësojnë humbjen e radhës! Vllaznia është mposhtur nga Otrant Olimpik me rezultatin 2-1. Miqësorja u luajt në kompleksin e Otrant në Ulqin. Otrant Olimpik sapo është ngjitur në elitën e futbollit malazez. Golin e parë ndaj Vllaznisë e shënoi në pjesën e parë.
Kuqeblutë e drejtuar nga Edi Martini reaguan në pjesën e dytë, duke barazuar. Në fund ishin vendësit që realizuan edhe golin e dytë për fitoren.
Burimi:
Bota Sot
