Studentët e Departamentit të Psikologjisë të UP-së kualifikohen në

0%

Katër studentë të Departamentit të Psikologjisë të Universitetit të Prishtinës janë kualifikuar në gjysmëfinale në garën ndërkombëtare të debatit “Botta & Riposta World Cup”, të organizuar nga Universiteti i Padovës në Itali.

Sipas një njoftimi, studentët Jona Olloni, Dardan Bytyqi, Era Morina dhe Flandra Hasani dolën të suksesshëm në mesin e 16 ekipeve universitare nga vende të ndryshme të botës. “Në fazën e grupeve, ekipi ynë regjistroi tri fitore radhazi, duke mposhtur ekipet e Francës, Sllovakisë dhe ekipin e kombinuar Indonezi–Indi.

Sukseset individuale janë po aq mbresëlënëse: Jona Olloni u vlerësua si debatuesja më e mirë në prolog gjatë fazës së grupeve. Flandra Hasani u shpall tri herë rradhazi oratore e debatit. Ekipi i Kosovës u vlerësua si ekipi më i mirë në fazën e grupeve.” – Departamenti i Psikologjisë i Fakultetit Filozofik në UP. Në gjysmëfinale, ky ekip i UP-së do të përballet me atë të Italisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ky rezultat është dëshmi e përkushtimit, profesionalizmit dhe potencialit të jashtëzakonshëm të studentëve tanë. Departamenti i Psikologjisë u uron shumë suksese në vazhdim dhe është krenar për përfaqësimin dinjitoz që po i bëjnë universitetit dhe Kosovës në arenën ndërkombëtare.” – kanë theksuar në njoftim, ndërsa u kanë uruar suksese në gjysmëfinale.

Për suksesin e studentëve të Departamentit të Psikologjisë ka njoftuar edhe profesori Fitim Uka përmes një postimi në Facebook.

Burimi: Kallxo