Mehmeti dhe Ahmeti ftohet në akademinë e PSG-së

0%

Klubi i njohur francez Paris Saint-Germain (PSG), kampioni aktual i UEFA Champions League, ka ftuar zyrtarisht dy futbollistët e FC Prishtinës, Lorik Mehmetin dhe Rin Ahmetin, për të marrë pjesë në një periudhë stërvitore vlerësimi në Akademinë e PSG-së, e cila do të zhvillohet nga 27 korriku deri më në kampusin e PSG-së në Poissy, Francë.

“Kjo ftesë përfaqëson një vlerësim të rëndësishëm për cilësinë, potencialin dhe punën e Lorikut dhe Rinit, të cilët do të kenë mundësinë të stërviten dhe të dëshmojnë vlerat e tyre në një nga akademitë më prestigjioze të futbollit evropian.

Njëkohësisht, kjo është dëshmi e riorganizimit që po zhvillohet në FC Prishtina, përmes punës së vazhdueshme në avancimin e Akademisë së të rinjve, identifikimin, zhvillimin dhe promovimin e talenteve, si dhe krijimin e një baze të fortë për fuqizimin e ekipit të parë me futbollistë të dalë nga akademia.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo ftesë është gjithashtu rezultat i bashkëpunimit profesional që FC Prishtina ka ndërtuar me klubet më të njohura evropiane. Bashkëpunimi me Paris Saint-Germain dëshmon besimin dhe respektin e ndërsjellë, duke krijuar mundësi konkrete për zhvillimin dhe promovimin e futbollistëve tanë në nivelin më të lartë ndërkombëtar.

FC Prishtina mbetet e përkushtuar që, përmes investimeve në përzgjedhjen dhe zhvillimin e talenteve të rinj, të ndërtojë një të ardhme të qëndrueshme, ku futbollistët e dalë nga Akademia e të rinjve do të jenë shtylla e ekipit të parë dhe ambasadorë të denjë të klubit.

Klubi u uron Lorik Mehmetit dhe Rin Ahmetit shumë suksese gjatë kësaj periudhe stërvitore dhe vlerësimi, me bindjen se do ta përfaqësojnë me dinjitet FC Prishtinën dhe futbollin e Kosovës” , ka njoftuar FC Prishtina.

Burimi: Bota Sot