Zgjedhjet paraprake republikane në Arizona kanë mbaruar. Tani, vëmendja po zhvendoset te garat që mund të formësojnë kontrollin e Kongresit këtë nëntor. Me përfundimin e zgjedhjeve paraprake republikane, disa kandidatë të profilit të lartë të mbështetur nga Presidenti Donald Trump tani po përgatiten për zgjedhjet e përgjithshme në një nga shtetet më të ndjekura nga afër të vendit.
Rezultatet kanë intensifikuar fokusin në Arizona, ku pritet që gara të shumta kongresite të luajnë një rol kyç në përcaktimin e ekuilibrit të pushtetit në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së. Ndër garat kryesore, ish-sulmuesi i NFL-së, Jay Feely, do të garojë në Distriktin e Parë Kongresor të Arizonës, ndërsa Andy Biggs avancon në garën për guvernator kundër guvernatores aktuale Katie Hobbs.
Kandidatë të tjerë republikanë, përfshirë Eli Crane, Juan Ciscomani, Abe Hamadeh, Paul Gosar dhe Mark Lamb, gjithashtu kalojnë përpara në votimin e nëntorit. Vëzhguesit politikë thonë se zgjedhjet paraprake kanë përgatitur terrenin për zgjedhje të përgjithshme konkurruese, me republikanët dhe demokratët që pritet të investojnë burime të konsiderueshme në Arizona gjatë muajve të ardhshëm.
Sezoni i zgjedhjeve paraprake mund të ketë mbaruar, por garat më të mëdha politike të shtetit sapo kanë filluar. Në primaret e Republikaneve të Arizonës më , kandidatët e lidhur me lëvizjen MAGA (Make America Great Again) arritën një fitore dërrmuese, duke pushtuar pozitat kryesore shtetërore, kështu të paktën u njoftua dje nga shtypi amerikan .
Rezultatet e primarve republikane në Arizona konfirmuan një “sweep” të plotë, duke forcuar kontrollin e Trumpit, mbi Partinë Republikane, në këtë shtet kyç swing. Kongresmeni Andy Biggs, i mbështetur fuqimisht nga Presidenti Donald Trump, fitoi nominimin republikan me rreth 72.7% të votave, duke mposhtur kolegun e tij kongresmen David Schweikert.
Biggs, i njohur për mbështetjen ndaj pretendimeve të Trumpit për zgjedhjet 2020, do të përballet me guvernatoren demokrate në detyrë Katie Hobbs në nëntor. Fitorja e tij erdhi vetëm pak minuta pas mbylljes së qendrave të votimit. Presidenti i Senatit të Arizonës, Warren Petersen, mposhti kundërshtarin Rodney Glassman dhe do të sfidojë prokuroren demokrate Kris Mayes.
Petersen ka qenë aktiv në hetime lidhur me zgjedhjet e mëparshme. Ligjvënësi Alex Kolodin, i cili ka marrë pjesë në paditë për të kundërshtuar rezultatet e 2020, fitoi nominimin republikan kundër Gina Swoboda. Ai do të përballet me Adrian Fontes, sekretarin demokrat në detyrë. Ky pozicion është kritik pasi mbikëqyr zgjedhjet shtetërore.
Primaret u zhvilluan pa incidente të mëdha, madje edhe në Maricopa County, epiqendra e debateve të mëparshme zgjedhore, votimi ishte i qetë dhe rezultatet u vendosën shpejt. Kandidatë të tjerë të ashtuquajtur “Trump-backed” si Jay Feely (për Distriktin Kongresional 1) dhe Mark Lamb (për Distriktin 5) gjithashtu triumfuan, duke forcuar listën republikane për nëntor.
Kjo fitore e MAGA tregon vazhdimësinë e ndikimit të Trumpit në bazën republikane, edhe pas disa vitesh. Kandidatët MAGA duket se po sjellin një agjendë të fortë konservatore si siguri kufitare, integritet zgjedhor dhe politika ekonomike pro-Amerikane. Megjithatë, gara e përgjithshme në nëntor pritet të jetë e ashpër, pasi Arizonë është një shtet i ndarë.
Demokrati Hobbs tashmë ka filluar sulme ndaj Biggs. Analistët e shohin këtë si sinjal për midterms 2026. Ndërsa Republikanët e MAGA-s po konsolidohen për të rikthyer kontrollin në shtete kyçe. Fitorja e tyre thekson ndarjen e thellë politike në SHBA, ku çështjet si migracioni dhe besimi në sistemin zgjedhor mbeten qendrore.
Në përfundim, suksesi i plotë i kandidatëve të MAGA-s, shihet si një fitore absolute e presidentit Donald Trump në Arizonë, duke forcuar momentum-in republikan në këtë shtetet kyç swing por që ngre edhe moralin republikan në të gjithë SHBA për në zgjedhjet e 5 nëntorit.
