Shabani me 200 paraqitje për Struga Trim Lum

0%

Para fillimit të ndeshjes së parë të sezonit të ri në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum ka nderuar futbollistin e saj Bunjamin Shabani për arritjen e 200 paraqitjeve me fanellën e klubit strugan. Zëvendëspresidenti i Strugës, Qira, para duelit me Shkëndijën e Haraçinës i dhuroi Shabanit një fanellë me numrin 200, si shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij.

Shabani e festoi këtë jubile në mënyrën më të mirë, pasi Struga Trim Lum e nisi sezonin me fitore bindëse 3:0 ndaj debutueses Shkëndija e Haraçinës. Struga e nisi fuqishëm edicionin e ri.

Burimi: Bota Sot