Real Madridi hap derën për largimin e Viniciusit, Arsenali përgatit

0%

Real Madridi raportohet se është i gatshëm ta shqyrtojë largimin e Vinicius Juniorit gjatë afatit kalimtar të verës, nëse Arsenali paraqet një ofertë të konsiderueshme financiare. Sipas “Daily Mail”, bisedimet për rinovimin e kontratës së sulmuesit brazilian kanë ngecur dhe nuk kanë shënuar përparim gjatë 12 muajve të fundit.

Vinicius ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin madrilen dhe po kërkon pagë të përafërt me atë të Kylian Mbappes, lojtarit më të paguar në skuadër, si dhe një bonus të lartë besnikërie. Në anën tjetër, drejtuesit e Real Madridit nuk duan të rrezikojnë që braziliani të largohet pa dëmshpërblim në verën e vitit 2027.

Raportohet se trajneri Jose Mourinho nuk pritet ta kundërshtojë një transferim të mundshëm, ndonëse e vlerëson lart cilësinë e 26-vjeçarit. Sipas të njëjtit burim, largimi i Viniciusit mund të zgjidhte edhe një problem taktik në repartin ofensiv. Ai dhe Mbappe preferojnë të veprojnë në hapësira të ngjashme, ndërsa kontributi i tyre në fazën mbrojtëse konsiderohet i kufizuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Probleme thuhet se ka pasur edhe jashtë fushës, pasi marrëdhënia mes dy sulmuesve nuk ka qenë ideale. Tensionet u shtuan pas reagimit të ashpër të Viniciusit ndaj një zëvendësimi, episod që raportohet se dobësoi edhe pozitën e ish-trajnerit Xabi Alonso. Arsenali po e monitoron situatën dhe një ofertë e madhe mund ta bindë Real Madridin të ulet në bisedime për transferimin e brazilianit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com