Drilon Hazrollaj huazohet te Tirana

0%

Drilon Hazrollaj do ta vazhdojë karrierën te Tirana. Futbollisti kosovar është huazuar nga Rapid Bukureshti te skuadra kryeqytetase shqiptare për sezonin e ri. Marrëveshja mes klubeve parashikon që Tirana ta ketë edhe të drejtën e blerjes së plotë të kartonit të lojtarit në përfundim të periudhës së huazimit.

Hazrollaj u transferua te Rapid Bukureshti verën e kaluar nga Malisheva, ndërsa tani do të kërkojë të rikthehet në formën e tij më të mirë me fanellën bardheblu.

Burimi: Bota Sot