Arrestohet “El Diablo”, bosi më i kërkuar i drogës në Kosta Rika

0%

Shpërndaje në: Alejandro Arias Monge, i njohur me nofkën “El Diablo”, është arrestuar gjatë një operacioni të gjerë policor në Rio Frio, rreth 90 kilometra në verilindje të kryeqytetit të Kosta Rikës, San Hoze. Për kapjen e tij, autoritetet amerikane kishin ofruar një shpërblim prej 500 mijë dollarësh, ndërsa ai konsiderohej një nga bosët më të rrezikshëm të trafikut të drogës në rajon.

Sipas autoriteteve, Arias drejtonte një organizatë të dhunshme kriminale ndërkombëtare dhe kërkohej për vepra të rënda penale, përfshirë trafik droge, vrasje, grabitje dhe pastrim parash. Prokurori i Përgjithshëm i Kosta Rikës bëri të ditur se ekstradimi i tij do të shqyrtohet nëse Shtetet e Bashkuara paraqesin një kërkesë zyrtare.

Arrestimi u shoqërua me një shkëmbim zjarri që zgjati rreth 45 minuta. Gjatë operacionit, një person i dyshuar si anëtar i grupit kriminal u vra, tetë policë mbetën të plagosur, ndërsa u arrestuan edhe dy persona të tjerë, mes tyre një tjetër figurë e kërkuar e botës së krimit. Sipas autoriteteve, në objektin ku u zhvillua aksioni ndodheshin tre personat më të kërkuar në vend.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas hetimeve, grupet e tyre kriminale dyshohet se janë përgjegjëse për rreth 360 vrasje, afro 200 prej tyre të lidhura me organizatën e drejtuar nga Arias. Gjatë bastisjes, policia sekuestroi armë automatike, pistoleta dhe dronë që, sipas autoriteteve, përdoreshin për të monitoruar lëvizjet e forcave të rendit.

Edhe Botë 2 muaj më parë Arrestohet djali i themeluesit të brendit “Mango”, hetohet për vdekjen e babait të tij Hetuesit dyshojnë se Arias kishte qëndruar i fshehur për një periudhë në Nikaragua dhe kishte qenë në arrati për më shumë se 10 vjet, pasi kishte shmangur gjyqin për një akuzë për vrasje.

VIDEO: OIJ traslada a alias TAN, capturado junto a Diablo en Sarapiquí, a San José pic.twitter.com/diEzp7RiPE — inforame.com (@infor_ame) July 24, 2026

Burimi: Koha