Përfundon mandatin në Kosovë, ambasadori turk pritet nga komandanti i

0%

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Türkiyes në Kosovë, Sabri Tunç Angılı. Takimi u zhvillua në selinë e KFOR-it, në kampin “Film City” në Prishtinë, me rastin e përfundimit të mandatit të ambasadorit Angılı në Kosovë.

Sipas njoftimit të KFOR-it, gjeneralmajor Ulutaş shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e tij për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ambasadorit gjatë mandatit të tij, duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme.

KFOR-i ka ritheksuar se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Misioni i NATO-s ka bërë të ditur se vepron në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX, në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com