Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga

0%

I riu 19-vjeçar nga fshati Ramjan i Vitisë, Dion Emërllahu, ka vdekur të premten pas plagëve të marra nga një aksident i rëndë në Itali, i ndodhur më 21 korrik. Lajmin e ka bërë të ditur faqja e fshatit Ramjan, ku thuhet se Emërllahu ishte nisur nga Franca për të ardhur në Kosovë, bashkë me familje.

Ndërkaq, sipas mediumit “BresciaToday“, që kishte raportuar mbi aksidentin që i mori jetën të riut kosovar, Emërllahu ishte përplasur me një kamion teksa po drejtonte një furgon. Aksidenti ndodhi me 21 korrik në autostradën A4 pranë Calcinatellos duke shkuar drejt Veronës.

“ Pasi mori ndihmën e parë në vendngjarje, ai u transportua me helikopter në spitalin Civile në Brescia”, shkruhet në artikullin e “BresciaToday”. Mediumi tjetër italian “Giornale di Brescia” kishte raportuar se aksidenti ndodhi rreth orës të së martës. Faqja e fshatit Ramjan bëri të ditur se familja e Dionit ishin nisur nga Franca me dy automjete.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në njërin automjet ishte babai i tij, Avniu me familje, dhe në tjetrin Dioni. Në njoftim u tha se trupi i pajetë i Dionit është ende në spital, ndërsa për detajet e varrimit do të njoftohen të afërmit më vonë.

Burimi: Bota Sot