Shpërndaje në: Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se LeBron Jamesi ndoshta është “racist”, kur u pyet nëse ylli i basketbollit është më i miri që ka luajtur ndonjëherë në këtë sport. 41-vjeçari James njoftoi të premten se do ta vazhdojë karrierën te Philadelphia 76ers.
Kur u pyet për këtë lëvizje në Shtëpinë e Bardhë më vonë në konferencën për shtyp, Presidenti Trump shpjegoi pse beson që Michael Jordan është lojtar më i mirë. 63-vjeçari Jordan i fitoi gjashtë tituj të NBA-it me Chicago Bullsin në vitet e 90-ta dhe pesë herë u zgjodh “lojtari më i vlefshëm”. “Michael Jordani është shok i imi. Kam luajtur golf me të. Ai është me të vërtetë djalë i mirë.
Mendoj se LeBroni është, ndoshta është racist, por ndoshta ai nuk e pëlqen Trumpin. Nuk e di. Mua më pëlqejnë vetëm njerëzit që më pëlqejnë mua, kështu që do të thosha se Michael Jordani është më i miri”, deklaroi Presidenti Trump.
Edhe Futboll 8 muaj më parë Rooney kritikon dy yjet e Liverpoolit Jamesi ka qenë vazhdimisht kritik ndaj Presidentit Trump dhe ka përkrahur kandidatët Demokrat, Hillary Ciltonin, Joe Bidenin dhe Kamala Harrisin. Jamesi ka katër tituj të NBA-it, dy herë me Miami Heatin, dhe nga një herë me Cleveland Cavaliersin dhe Los Angeles Lakersin.
Katër herë u zgjodh “lojtari më i vlefshëm” i ligës, si dhe është lider në histori sa u përket pikëve të shënuara dhe ndeshjeve të luajtura.
