Kapet “Djalli” i drogës/ Arrestohet bosi më i kërkuar i drogës në

0%

Alejandro Arias Monge, i njohur me nofkën “El Diablo”, u arrestua gjatë një operacioni të zhvilluar në Rio Frío, rreth 90 kilometra në verilindje të San Hozes. Për kapjen e tij, autoritetet amerikane kishin shpallur një shpërblim prej 500 mijë dollarësh.

Sipas autoriteteve, Arias ishte drejtuesi i një organizate të dhunshme kriminale ndërkombëtare dhe kërkohej për trafik droge, vrasje, grabitje dhe pastrim parash. Prokurori i Përgjithshëm i Kosta Rikës bëri të ditur se ekstradimi i tij do të shqyrtohet nëse SHBA paraqet një kërkesë zyrtare. Operacioni u kthye në një përplasje të armatosur që zgjati rreth 45 minuta.

Një person i dyshuar si pjesëtar i grupit kriminal mbeti i vrarë, tetë efektivë policie u plagosën, ndërsa u arrestuan edhe dy persona të tjerë, mes tyre një tjetër bos i kërkuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Drejtori i Organit të Hetimit Gjyqësor deklaroi se në banesën ku u zhvillua operacioni ndodheshin tre personat më të kërkuar në vend, grupet e të cilëve dyshohen se lidhen me rreth 360 vrasje, afro 200 prej tyre vetëm nga organizata e Ariasit. Gjatë operacionit u sekuestruan armë automatike, pistoleta dhe dronë që përdoreshin për të monitoruar lëvizjet e policisë.

Hetuesit dyshojnë se Arias ishte fshehur për një periudhë në Nikaragua dhe kishte qenë në arrati për më shumë se dhjetë vjet, pasi kishte shmangur gjyqin për një vrasje.

Burimi: Bota Sot