Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) ka publikuar dëshminë e një gruaje të moshuar, e cila rrëfen për dëbimin me dhunë nga shtëpia dhe vuajtjet e përjetuara gjatë luftës në Kosovë. Në rrëfimin e saj, ajo kujton momentet e rënda kur, sipas saj, familja e saj ishte sulmuar dhe ishte detyruar të largohej nga shtëpia.
“ Na kanë gjujt me tanke… na e kanë kallë shpinë…” , citohet të ketë thënë ajo. IKKL ka theksuar se dëshmi të tilla pasqyrojnë pasojat e luftës mbi popullsinë civile, përfshirë djegien e shtëpive, dëbimet e dhunshme dhe mbijetesën në kushte të rënda.
Instituti ka bërë të ditur se do të vazhdojë ruajtjen dhe dokumentimin e këtyre rrëfimeve, duke i cilësuar ato si pjesë të rëndësishme të kujtesës historike dhe dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.
