‘Ka zëra për Përparim Ramën kryetar të LDK-së’ – Xhafer Tahiri jep

0%

Xhafer Tahiri nga LDK duke komentuar temën për Kuvendin e jashtëzakonshëm të këtij subjekti i cili pritet të mbahet së shpejti për shkarkimin apo jo te kryetarit Lumir Abdixhiku ka deklaruar se me LDK-në lidhet fati i Kosovës dhe shtetformimi i vendit, prandaj kur zhbahet LDK rrezikon me u zhba andrra jonë për shtet, liri dhe pavarësi.

Madje ai ka shtruar pyetjen; se nëse zgjedhjet mbahen pas dy muajsh, kush do ta marrë përgjegjësinë për rezultatin e partisë – a po mendoni që e merr ky grupi prej tre vetave a? Jo, secili thotë se s’jam vetë unë se nuk jam kryetari dhe pastaj ku mbetet fati i LDK-së. Prandaj sipas tij çdo forcë e angazhim duhet të bëhet që të ruhet e të mbrohet LDK-ja.

Përderisa zërat se kreu i Prishtinës, Përparim Rama mund të jetë kandidat për kreun e partisë, ai i ka quajtur si normale, edhe pse nuk asgjë zyrtare apo nominim në Kuvend, por sipas tij, askush nuk kishte me dashtë kreun e partisë, nëse bëhet ky procedan se 1/3 e delegatëve kërkojnë shkarkimin e kryetarit për një rezultat zgjedhor që nuk iu pelqen.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Kjo iniciativë që po vjen tash ka rrezik ta rrënojë edhe atë që është ndërtuar në zgjedhjet e fundit”, tha Tahiri duke shtuar se ndoshta pikërisht këtë po e don dikush që të shkatërrojë atë që u ndërtua me 7 qershor.

Ai madje ka theksuar se me 7 qershor sllogani i LDK-së ka qenë “Bashkohu” dhe me atë slogan secili prej neve kemi kërkuar vota dhe kemi dërguar mesazh se bashkimi i të djathtës po ndodh dhe se sipas tij nuk duhet harruar ai mesazh që është përçuar te elektorati dhe votuesi i LDK-së pët bashkimin e madh.

“Prandaj na duhet ta vazhdojmë rrugën e bashkimit të madh, sepse vetëm përmes bashkimit, LDK- fuqizohet e forcohet, por jo edhe të ndarjes dhe ndasive, që kanë për qëllim rehatimin e disa funksionarëve, por jo edhe realitetin e elektoratit të LDK-së” , deklaroi mes tjerash në fund Xhafer Tahiri.

Burimi: Bota Sot