Meçi i fshehtë i Tyson Furyt: Askush nuk e transmetoi, por britaniku

0%

Tyson Fury ka bërë një tjetër hap drejt super-meçit të shumëpritur kundër bashkëkombësit të tij Anthony Joshua, pasi mposhti Mariusz Wachun me ndërprerje në raundin e shtatë. Meçi u zhvillua të premten në Pattaya të Tajlandës, por në një mënyrë aspak të zakonshme për një emër si Fury, pasi përballja nuk u transmetua në televizion dhe u zhvillua para vetëm rreth 1,500 tifozëve.

Fury, i cili kishte deklaruar para duelit se synonte të zhvillonte “raunde të mira” në këtë përballje përgatitore, e kontrolloi me lehtësi duelin ndaj polakut 46-vjeçar. Pas përfundimit të raundit të shtatë, ekipi i Wach vendosi ta tërhiqte boksierin nga vazhdimi i meçit, duke i dhënë fitoren britanikut.

Mariusz Wach tags Tyson Fury with a sneaky right hand 👀 pic.twitter.com/s6BEsY2OFt — Sun Sport (@SunSport) July 24, 2026 Fury tani ka bilancin 36 fitore, 2 humbje dhe 1 barazim, me 25 fitore me nokaut, ndërsa Wach zbret në rekordin 39-14, me 20 fitore me ndërprerje. Kjo ishte një tjetër sfidë në rrugëtimin e Furyt drejt përballjes së shumëpritur me Anthony Joshuan.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Të dy boksierët britanikë kanë rënë dakord të përballen me njëri-tjetrin në muajin nëntor, pasi kanë nënshkruar marrëveshjen me promotorin e njohur Turki Alalshikh, i cili po financon duelin historik. 🚨 Tyson Fury just beat Mariusz Wach by TKO in the 7th round Made him quit on his stool 👀 (via @boxingkingmedia ) pic.twitter.com/5RsO6nUofW — Championship Rounds (@ChampRDS) July 24, 2026 Ndryshe nga zakonisht, Fury nuk ishte as kryefjala e mbrëmjes në Tajlandë, pasi u ngjit në ring si meçi i dytë i mbrëmjes dhe jo si përballja kryesore e eventit.

Të ardhurat nga shitja e biletave të këtij dueli shkuan për fondacionin Father Ray Foundation, një organizatë bamirëse në Tajlandë që ndihmon fëmijët në nevojë./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi