Ekskluzive | Policia mohon arrestimin e shtetasit turk: U paraqit si

0%

Policia e Kosovës ka mohuar se ka arrestuar një shtetas turk, për të cilin më herët u raportua se dyshohej për përfshirje në krime lufte në zonën e Krushës dhe rrethinës së Prizrenit. Sipas Policisë, personi në fjalë është paraqitur në stacionin policor si ankues, ku është intervistuar nga zyrtarët policorë dhe më pas është liruar.

“Personi është paraqitur në stacion si ankues, është intervistuar dhe pas përfundimit të intervistimit është liruar”, tha policia për Gazeta Sinjali . Disa media raportuan se shtetasi turk ishte arrestuar nga Policia e Kosovës për dyshime lidhur me krime lufte në Krushë. Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera nga autoritetet lidhur me rastin.

Raportohet arrestimi i një shtetasi turk, dyshohet për Masakrën e Krushës Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com