​Mbi 254 mijë hektarë janë djegur në Evropë këtë vit

0%

Partia Të Gjelbrit Evropianë ka bërë thirrje për veprim urgjent ndaj ndryshimeve klimatike, duke e cilësuar situatën me zjarret në Evropë si një “emergjencë globale”. Sipas tyre, që nga fillimi i këtij viti në Evropë janë djegur 254,388 hektarë tokë, kryesisht në Spanjë, Francë dhe Itali, një sipërfaqe që, sipas tyre, është afërsisht sa territori i Luksemburgut.

Në reagim, Të Gjelbrit Evropianë kanë vlerësuar punën e ekipeve të shpëtimit që po përballen me zjarret, ndërsa kanë theksuar se dhjetëra mijëra njerëz janë detyruar të evakuohen dhe se dëmet ndaj jetës së egër, natyrës dhe tokës janë të mëdha.

Ata kanë bërë thirrje për rritjen e investimeve në mbrojtjen civile dhe përgatitjen ndaj fatkeqësive natyrore, forcimin e solidaritetit mes vendeve evropiane, restaurimin e ekosistemeve, uljen e emetimeve dhe vazhdimin e zbatimit të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane (Green Deal), duke promovuar energjinë e ripërtëritshme në vend të lëndëve djegëse fosile.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot