Debutimi i Kloppit në stolin e Gjermanisë mund të sjellë një duel të

0%

Ndeshja e parë e Jurgen Kloppit si përzgjedhës i Gjermanisë mund të sjellë një përballje të veçantë me një tjetër ish-trajner të Liverpoolit. Të premten është konfirmuar zyrtarisht se Klopp do të rikthehet në drejtim dhe do të pasojë Julian Nagelsmannin në krye të kombëtares gjermane, pas largimit të këtij të fundit pas një paraqitjeje zhgënjyese në Kupën e Botës.

Klopp, i cili në janar të vitit 2025 u emërua drejtues global i futbollit te Red Bull, kishte deklaruar më herët se nuk kishte dëshirë të rikthehej në drejtimin e një klubi pas largimit të shumëpërfolur nga Liverpooli në vitin 2024.

Megjithatë, pas kontaktit të Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) dhe ofertës për të marrë drejtimin e kombëtares pas largimit të Nagelsmannit, ish-trajneri i Borussia Dortmundit pranoi sfidën e re.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Klopp kërcënoi gazetarët: Nëse më prekni familjen, do të jap dorëheqjen menjëherë Për herë të parë, Gjermania do të zhvillojë katër ndeshje brenda një pushimi të vetëm ndërkombëtar në fund të shtatorit dhe fillim të tetorit të këtij viti. Debutimi i Kloppit është planifikuar më 24 shtator ndaj Holandës në Ligën e Kombeve, një ndeshje që mund të sjellë një duel interesant në pankina.

Nëse raportimet konfirmohen, Klopp mund të përballet me një tjetër ish-trajner të Liverpoolit, Arne Slotin, i cili është favorit për të marrë drejtimin e Holandës pas largimit të Ronald Koemanit, pas eliminimit të kësaj kombëtareje nga Maroku në fazën e 1/32-tës së Kupës së Botës.

Pas Holandës, Gjermania do të përballet me Greqinë më 27 shtator në Augsburg, ndërsa më pas do të luajë ndaj Serbisë më 1 tetor dhe sërish ndaj Greqisë më 4 tetor./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi