Taipi prezantohet te skuadra e re

0%

Tashmë është zyrtare, Gjelbërim Taipi do të vijojë karrierën te skuadra e Feronikelit që sezonin e ri do të militojë në elitën e futbollit kosovar.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet faqes zyrtare, ku është prezantuar Taipi si afrimi më i ri në merkaton e verës. 33-vjeçari ka një karrierë mjaft të pasur, teksa është aktivizuar edhe në Kategorinë Superiore me Kukësin dhe Partizanin, ndërkohë që së fundmi ishte pjesë e Prishtinës. Taipi numëron 2 ndeshje me kombëtaren e Kosovës dhe 9 me Kombëtaren U21 të Shqipërisë.

Burimi: Bota Sot