Llapi përforcohet me një zviceran

0%

KF Llapi ka njoftuar transferimin e qendërmbrojtësit zviceran Aris Aksel Sörensen, i cili ka nënshkruar kontratë trevjeçare, e vlefshme deri në verën e vitit 2029.

“Pas përfundimit me sukses të ekzaminimeve mjekësore, Sörensen i është bashkuar skuadrës në stërvitje dhe tashmë është pjesë e ekipit për sezonet në vazhdim. 25-vjeçari, i gjatë 1.91 m, luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe vjen pas një eksperience të rëndësishme në futbollin zviceran dhe italian.

Gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e akademisë së Sampdorias, ndërsa më pas ka mbrojtur ngjyrat e FC Paradisos dhe së fundmi të AC Bellinzonës. Sörensen përforcon fazën defanzive të skuadrës dhe pritet të shtoj konkurrencën në këtë repart, duke i ofruar shtabit teknik zgjidhje për edicionin e ri të Superligës që fillon më 15 gusht.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

KF Llapi i uron mirëseardhje Arisit duke i dëshiruar shëndet, suksese dhe shumë fitore me fanellën e KF Llapit!”, ka njoftuar Llapi..

Burimi: Bota Sot