Ish-futbollisti rus: Daku nuk i plotëson kërkesat e Spartakut

0%

Shpërndaje në: Sulmuesi Mirlind Daku, i cili në edicionin e kaluar në elitën ruse i shënoi dhjetë gola në 24 ndeshje, vazhdon të jetë prej emrave të përmendur për këtë afat kalimtar veror. Daku aktualisht është pjesë e Rubin Kazanit, ndërsa mediumet ruse kanë shkruar se Spartaku i Moskës mund të bëj lëvizje për t’i siguruar shërbimet e tij.

Por, ish-reprezentuesi i Rusisë, Vladislav Radimov, ka deklaruar për “RB Sport” se Daku nuk i plotëson standardet e kërkuara nga Spartaku. Ai ka thënë se Spartaku ka më shumë nevojë për lojtarë të shkathët dhe ekipor. Radimov ka theksuar se dyshon që Daku mund ta përforcojë ekipin. 28-vjeçari Daku vlerësohet afro nëntë milionë euro, ndërsa ka kontratë me Rubinin deri në vitin 2029.

Burimi: Koha