Një 32-vjeçar nga Kavadari është arrestuar pasi u kap në flagrancë duke marrë 2.000 euro nga një 50-vjeçare nga Kumanova, të cilën dyshohet se e kishte mashtruar me premtimin se do t’i ndërmjetësonte për të siguruar një pasaportë të huaj.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, gruaja e kishte denoncuar rastin, duke deklaruar se i dyshuari fillimisht i kishte kërkuar 400 euro për ndërmjetësimin e pasaportës, por më pas kishte vazhduar të kërkonte shuma të tjera parash. Brenda një periudhe të shkurtër kohore, ajo i kishte dorëzuar gjithsej 9.000 euro, ndërsa ai vazhdonte të kërkonte para të tjera.
Më , rreth orës , në sheshin e qytetit në Kavadar, zyrtarët policorë të SPB Kavadar, në bashkëpunim me kolegët nga SPB Kumanovë, e privuan nga liria të dyshuarin me inicialet M.D. (32). Gjatë arrestimit, policia i gjeti 2.000 euro që ai sapo i kishte marrë nga viktima.
Paratë ishin përpunuar paraprakisht me metoda kriminalistiko-teknike nga policia, si pjesë e aksionit për dokumentimin e veprës. I dyshuari është ndaluar në stacion policor dhe më pas është nxjerrë para prokurorit publik, ku ka pranuar kryerjen e veprës.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal për veprën penale “Mashtrim”, sipas nenit 247, paragrafi 1 të Kodit Penal.
