Gjaku e zëri i heroinave arbërore të Shkëmbit të Vajës që treguan besnikëri ndaj nderit, atdheut dhe besimit na flet edhe sot

0%

Shkëmbi i Vajës është vetëm një pjesë e gjithë asaj toke të përgjakur të Iliro-Arbërisë nga pushtuesi barbar otoman,sidomos pas vdekjes së engjëllit mbrojtës e udhëheqësit të bekuar,kryetrimit, vizionarit,strategut e patriotit arbëror Gjergj Kastrioti(Skëndebreut). Se populli ynë ka vuajtur përgjatë historisë dhe e ka larë pemën e tij të lirisë me gjak, kjo dëshmohet nga historia e cila është dëshmitarja më e mirë për ta parë një komb e popull veten në pasqyrën e plotë të historisë së tij që nga fillimi e deri në ditët tona. Liria, mbrojtja e identitetit kombëtar iliro-arbëror, gjuhës dhe besimit në Jezus Krishtin e kishte një çmim tepër të lartë sa edhe sot flet me zë deri në qiell ai gjak i pafajshëm arbëror që u shkaktua nga Perandoria gjakatare otomane, renegatët ,jeniçerët, bashibozukët dhe sulltanët e saj. Sa maskra e gjendocid janë shkaktuar nga kjo perandori gjakatare ndaj popullit tonë dardan-arbëror ,popullit të Gjergj Kastriotit, janë të regjistruar mjaftë mirë si dëshmi në të gjitha veprat(librat) e kohës dhe dokumentet historike e arkivore. Nisur nga kjo,pra nga ky akt heroik i këtyre arbëroreve, këtyre heroniave besnike ndaj nderit dhe atdheut i cili është i dëshmuar e që na flet edhe sot dhe dëgjohet edhe zëri i atyre nënave e vajzave arbërore që nuk donin të binin në duar të pushtuesit otoman që donte t’i përdhunonte ,t’i vriste apo t’i merrte dhe t’i bënte shërbëtore të „haremit“ të sulltanit. Vajzat, nënat që u hodhën nga Shkëmbi i Vajës janë martiret, heroinat, dëshmoret e kombit tonë ,besimit, nderit dhe një shembull i madh dhe i papërsëritshëm në historinë e kombit tonë dhe Europës. Edhe pse kanë kaluar 548 vjet(16 qershor i vitit 1478), ende sot dëgjohen gjëmat e tyre, zëri i tyre i pafjashëm, sot, flet gjaku i 90 grave e vajzave arbërore, gjak ky që na thërret të mbledhim mend, të hapim sytë, të bashkohemi e ta duam njëri-tjetrin dhe kombin mbi të gjitha, besimin që na lanë paraardhësit tanë që i sjell jo vetëm liri e paqe zemrave të popullit tonë, por edhe të rikthimit në rrugën e jetës, të vërtetës dhe shpëtimit. Vetëm në rrugën që na la Gjergj Kastrioti e që e ecën me besnikëri të njëjtën rrugë : Pjetër Bogdani,Idriz Seferi dhe Ibrahim Rugova ne mund të arrijmë të hyjmë në ombrellën e dritës ,të civilizimit dhe të shpëtimit tonë dhe brezave që do të vijnë. Kjo rrugë është rruga jonë e vjetër e shpëtimit, kjo rrugë na lidhe me familjen tonë që ishim të bashkuar ,por na ndanë, pra në familjen e kombeve te civilizuara të europës dhe botës.

Burimi: Bota Sot