Sot…

0%

Të kërkova: Nën hijen e rrushit Nën degët e kumbullës Në çdo qosh të shtëpisë Sot Nuk je në ditëlindjen time Për herë të parë Do të më mungosh Edhe në të tjerat Derisa jam gjallë Lëmova me afsh Parfumin erëkëndës E këmishën e bukur Shijova aromën tënde Preka gjurmët e gishtave tu Oh, i shtrenjti Ngadhnjimi im! Të gjeta Në fotografitë e para një viti Me atë buzëqeshjen tënde të ëmbël Mungesa jote m’u bë eshkë në zemër E di: Të tjerët Edhe për asgjë Bëjnë muzikë Vallëzojnë e dalldisen… Unë s’i kuptoj Nuk i shoh As nuk i dëgjoj Jam i mbërthyer Në lëvozhgën e mallit tim Ku fytyra jote kristal Po më fisnikëron qëndrimin Pip në këmbë

Burimi: Bota Sot