Arrestohet një person në Lipjan, goditi një tjetër me shufër metalike

0%

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lipjan për lëndim të lehtë trupor. Rasti ka ndodhur të premten, në ora . “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar, të njëjtin e ka sulmuar me një shufër metalike dhe i ka shkaktuar lëndime”, thuhet në raport.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Burimi: Telegrafi