Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Suedisë, Westerlund

0%

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë, Jonas Westerlund. Sipas njoftimit, gjatë takimit, Kurti e falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin e mirë dhe të frytshëm, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë ndaj Kosovës.

“Në takim u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve, me mërgatën si urë e fortë lidhëse, si dhe për mundësitë për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit bilateral, nga ekonomia e tregtia, arsimi e teknologjia dhe fusha të tjera. Në këtë kontekst kryeministri Kurti nënvizoi potencialin dhe mundësitë që ofron Republika e Kosovës për investitorët”, thuhet në njoftim.

Kurti i uroi ambasadorit Westerlund suksese në angazhimet e reja dhe shtoi se ai do të jetë përherë i mirëseardhur në Kosovë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot