Qeveria miraton nismën për aderimin e Kosovës në zonën “EU Roam Like

0%

Qeveria në detyrë ka miratuar të premten nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare me Bashkimin Evropian për aderimin në zonën “EU Roam Like Home”. Kjo marrëveshje do të jetë parakusht për zbatimin e plotë të legjislacionit të Bashkimit Evropian në fushën e roamingut.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se kjo nismë hap rrugën drejt heqjes së tarifave shtesë të roamingut për qytetarët dhe bizneset kosovare gjatë përdorimit të shërbimeve mobile në vendet pjesëmarrëse të Bashkimit Evropian.

Kurti: E hap rrugën drejt heqjes së tarifave shtesë të Roamingut për qytetarët dhe bizneset tona “Kjo është një etapë e rëndësishme në procesin e integrimit tonë digjital në Bashkimin Evropian, që e hap rrugën drejt heqjes së tarifave shtesë të Roamingut për qytetarët dhe bizneset tona gjatë përdorimit të shërbimeve mobile në vende pjesëmarrëse”, tha Kurti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një pikë tjetër e rendit të ditës ishte edhe marrëveshja ndërmjet ndërmarrjes publike “Termokos” dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e zgjerimit të sistemit të ngrohjes qendrore në Prishtinë. Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se për realizimin e këtij projekti është paraparë një grand në vlerë prej 17.2 milionë euro.

Murati: Marrëveshja parashikon ofrimin e një grandi në vlerë prej 17.2 milionë euro “Marrëveshja parashikon ofrimin e një grandi në vlerë prej 17.2 milionë euro për financimin e këtij projekti, i cili synon zgjerimin e sistemit të ngrohjes qendrore në Prishtinë, përmes zgjerimit të rrjetit, drejt zonave dhe konsumatorëve të rinj.

Projekti pritet të përmirësojë cilësinë dhe sigurinë e furnizimit me ngrohje, të zgjeroj mbulueshmërinë e rrjetit rreth 50 përqind të kërkesave si dhe të kontribuojë në uljen e ndotjes së ajrit përmes reduktimit të përdorimit të energjisë elektrike”, tha Murati. Në këtë mbledhje, Qeveria në detyrë mori edhe një sërë vendimesh të tjera.

Ekzekutivi miratoi edhe projektrregulloren për zhvillimin e procedurave të rekrutimit të zjarrfikësve. Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se dokumenti është hartuar në përputhje me planin e akteve nënligjore për vitin 2026.

Sveçla: MPB ka hartuar projekt rregulloren për zjarrfikësit “MPB sipas planit të akteve nënligjore për vitin 2026 ka hartuar projekt rregulloren. Shërbimi i zjarrëfikjes dhe shpëtimit paraqet një ndër komponentëve më të rëndësishme sistemit të sigurisë publike dhe menaxhimit të emergjencave në Kosovë.

Funksionimi efikas i këtij shërbimi varet drejtpërdrejt nga disponueshmëria e personelit profesional, të trajnuar dhe të përgatitur për ti përgjigjur rreziqeve dhe situatave emergjente. Me qëllim të krijimit të një sistemi të unifikuar, transparent dhe të bazuar në meritë në përzgjedhje të personelit zjarrfikës, MPB ka hartuar këtë projekt rregullore”, tha Sveçla.

Një prej pikave të rendit të ditës në mbledhjen e Qeverisë në detyrë ishte edhe shqyrtimi dhe riaprovimi i raportit vjetor financiar për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin fiskal 2025.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se Ministria e Financave ka sjellë për miratim raportin vjetor financiar për buxhetin e vitit fiskal 2025, pas përditësimeve teknike të bëra gjatë procesit të auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Kurti: Riaprovimi i raportit mundëson dorëzimin e versionit përfundimtar në Kuvend “Riaprovimi i raportit mundëson dorëzimin e versionit përfundimtar në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe në Zyrën Kombëtare të Auditimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi në vendin tonë.”, u shpreh Kurti.

Burimi: Bota Sot