Vrau ish-vjehrrin dhe mori peng ish-bashkëshorten, Nertil Buzi i jep

0%

Nertil Buzi i ka dhënë fund jetës teksa ishte ngujuar në makinën, duke negociuar me policinë për t’u dorëzuar. 35-vjeçari vrau mëngjesin e të premtes ish-vjehrrin e tij, plagosi ish-vjehrrën dhe mori peng për disa orë ish-bashkëshorten.

Pasi policia e lokalizoi ai pranoi përmes negociatave që ta lironte, or për orë me radhë nuk pranonte të dorëzohej vetë, edhe pse i rrethuar nga forcat e policisë. Rreth orës të mëngjesit të sotëm Nertil Buzi dyshohet se vrau me armë zjarri ish-vjehrrin Kosta Plaka, plagosi ish-vjehrrën Belere Plaka, si dhe mori peng ish-bashkëshorten e tij, duke u larguar nga vendngjarja me makinë.

Sipas dëshmive të të afërmeve të viktimës, 35-vjeçari ishte arrestuar edhe herë të tjera nga Policia e Fierit, por ishte lënë i lirë nga Prokuroria. Po ashtu të afërmit e viktimës pretendojnë se autori kishte kërcënuar me armë zjarri ish-bashkëshorten, dhe ngjarja e rëndë e ndodhur sot, ishte e paralajmëruar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot