Kurti: KGjK-ja t’ua refuzojë serbëve kërkesat për rikthim në sistemin

0%

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) që t’i refuzojë kërkesat e gjyqtarëve dhe stafit administrativ serb për tërheqjen e dorëheqjeve të dhëna në fund të vitit 2022. Kurti tha se largimi i tyre nga institucionet ishte një akt i organizuar politikisht dhe pjesë e veprimeve sabotuese ndaj shtetit të Kosovës.

Ai theksoi se Qeveria kishte bërë thirrje që zyrtarët serbë të mos i braktisnin institucionet, por se tani kthimi i tyre nuk është çështje politike, por kushtetuese dhe ligjore. Sipas tij, nuk mund të ketë rikthim në detyrë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, duke shtuar se Policia e Kosovës dhe Këshilli Prokurorial tashmë kanë trajtuar këtë çështje në përputhje me ligjin.

Kurti u shpreh se pret që edhe KGjK-ja të marrë të njëjtin vendim në mbledhjen e radhës, pasi mbledhja e së premtes dështoi për shkak të mungesës së kuorumit. Në nëntor të vitit 2022, gjyqtarë, prokurorë, punonjës administrativë dhe policë serbë dhanë dorëheqje kolektive nga institucionet e drejtësisë dhe sigurisë në veri të Kosovës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com