Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca theksoi se vendimi i Gjykatës Administrative për të rrëzuar padinë e kryebashkiakut ndaj prokurorit që e hetoi, Ols Dado, ishte i pritshëm. Në një komunikim për mediat pas vendimit, Ndreca theksoi se me këtë vendim, sistemi i drejtësisë tregoi edhe njëherë se nuk ka aftësië për t’u vetëkorrigjuar.
Ai paralajmëroi gjithashtu dërgimin në Apel menjëherë pasi gjykata të zbardhë vendimin e arsyetuar. “ Edhe në këtë rast, sistemi nuk tregoi aftësinë për t’u vetëkorrigjuar dhe shqyrtuar problematikën që vetë sistemi ka. Nuk ka problem më të madh sesa emërimi i një prokurori që…Ky është një hap i parë. Kjo është tashmë një e vërtetë që nuk mbulohet me asnjë lloj vendimi procedurial.
Nuk lidhet vetëm me Veliajn, me bashkinë e Tiranës, por me pasojat që po shkakton një vendim i tillë te të gjithë qytetarët e Tiranës por edhe me vetë sistemin e drejtësisë. Ky vendim është tregues i dështimit të vetë sistemit të drejtësisë për t’u vetëkorrigjuar. Barazia para ligjit funksion edhe për prokurorët e gjyqtarët .”, tha Plarent Ndreca.
