Ndërpritet mbledhja e KGJK-së ku pritej të trajtohej kërkesa për

0%

Në pikën e nëntë të rendit të ditës në Këshillin Gjyqësor të Kosovës është diskutuar në lidhje me tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve të komunitetit serb. Gjyqtarët nga komuniteti serb kishin dhënë dorëheqje në nëntor 2022.

Anëtari Bashkim Hyseni, në dikustimin për pikat e rendit të ditës, ka folur në lidhje me këtë çështje, që sipas tij të kërkohet tërheqja pas katër vite është e “pazakontë dhe e pakonceptueshme qoftë në aspektin ligjor apo kushteutes”.

“Është diçka e pazakonshme, mund të ndodhë që dorëheqja të revokohet sa është e freskët, por pas 4 viteve është totalisht e pakonceptueshme, qoftë nga aspekti kushtetues apo ligjor”- u shpreh Hyseni.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Anëtari tjetër i KGJK-së, Ahmet Imami po ashtu deklaroi se është çështje e interesit nacional trajtimi i pikës së rendit të ditës, për tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarvëe që sipas tij do duhej të ishte pika e parë e rendit të ditës. “Meqenëse jemi vonuar edhe katër vite, është interes nacional që ato dorëheqje kanë dhënë afatin e tyre”- tha Imami.

Bashkim Hsyeni i ka kërkuar përgjigje kryesuesit të KGJK-së, Rrustem Thaqit se mbi çfarë bazë ligjore janë mbajtur pa u trajtuar 4 vite pa u trajtuar dorëheqjet. “Je kryesues dhe duhesh me ditë absolutisht. Nëse drejtësia duhet t’i shërbejë vetëm drejtësisë, nëse i shërben qëllimeve tjera nuk quhet drejtësi”- tha Hyseni drejtuar kryesuesit të KGJK-së.

Pas kësaj, për shkak të përplasjeve verbale mes anëtarëve Ahmeti Imami dhe Bashkimn Hyseni, kjo mbledhje u ndërpre. Gjyqtarët nga komuniteti serb kishin dhënë dorëheqje në nëntor 2022.

Në mbledhjen e mbajtur më , Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) kishte refuzuar kërkesën e ish-prokurorëve nga komuniteti serb dhe stafit të tyre mbështetës për t’u rikthyer në sistemin prokurorial të Kosovës.

Ish-prokurorët nga komuniteti serb kishin kërkuar që t’u mundësohej rikthimi në vendet e tyre të punës pasi kishin dhënë dorëheqje në nëntor të vitit 2022, kur përfaqësuesit serbë u larguan nga institucionet e Kosovës në veri të vendit.

Më , në një mbledhje në Mitrovicë të Veriut, të ftuar nga Lista Serbe, në të cilën morën pjesë zyrtarë të lartë shtetërorë nga komuniteti serb, u njoftua largimi i tyre nga institucionet, përfshirë nivelin qendror ekzekutiv, lokal dhe nga gjyqësori.

Kryetari i atëhershëm i Listës Serbe, Goran Rakiq, në një tjetër takim të përfaqësuesve politikë dhe institucionalë të serbëve të mbajtur në Zveçan kishte njoftuar për bojkotimin e institucioneve të Kosovës, duke treguar edhe vendimet që ishin marrë në këtë mbledhje.

Rakiq kishte thënë se këto vendime do të jenë në fuqi “derisa Prishtina të fillonte të respektojë marrëveshjet dhe ligjin, derisa të tërheqë vendimin për targat dhe të formojë Asociacionin në përputhje me Marrëveshjen e Parë dhe të gjitha marrëveshjet e tjera të lidhura për këtë çështje në kuadër të Dialogut dhe në bazë të punës së Ekipit Menaxhues për hartimin e Statutit të Asociacionit”.

Gjyqtarë, zyrtarë policorë e personel administrativ të cilët po mbanin pozita në institucionet e Kosovës në komunat në veri me shumicë serbe në atë kohë kanë ofruar dorëheqjet e tyre.

E gjitha erdhi pas suspendimit të Nenad Gjuriqit nga pozita e tij në Policinë e Kosovës për rajonin e veriut, pas refuzimit dhe rezistencës për moslëshimin e fletë-qortimeve për shoferët që kanë automjete me targa të lëshuara nga Serbia.

Burimi: Kallxo