Aksident në Zabel të Drenasit, s’dihet nëse ka të lënduar

0%

Një aksident trafiku ka ndodhur sot pranë xhamisë në fshatin Zabel të Drenasit, raporton Gazeta Sinjali. Ende nuk dihet nëse si pasojë e aksidentit ka persona të lënduar, ndërsa nuk janë bërë të ditura as rrethanat se si ka ndodhur përplasja. Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione zyrtare lidhur me rastin dhe është në pritje të përgjigjes.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e reja. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com