Gjykata Administrative rrëzon padinë e kryebashkiakut Veliaj ndaj

0%

Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për çështjen e emërimit të Ols Dados si Prokuror. Në vendim, Gjykata u shpreh se Kryebashkiaku i Tiranës nuk ka interes të drejtpërdrejtë, por të tërthortë dhe çështja nuk merret në shqyrtim.

Gjykata refuzoi gjithashtu edhe kërkesën e pranimit si palë të ish-prokurorit Tom Deda dhe gjithashtu të Asociacionit për Media e Drejtësi. Kryebashkiaku Veliaj kërkonte shfuqizimin e dekretit të presidentit që ka emëruar Dadon si prokuror në vitin 2008. Ai pretendonte se në atë kohë nuk janë plotësuar kushtet ligjore për marrjen e statusit të magjistratit.

Burimi: Bota Sot