Raportimi ekskluziv i Sinjalit për 59-vjeçarin që dyshohet se u vra

0%

Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për ngjarjen tragjike në Bjeshkët e Strellcit të Deçanit, ku Shpend Hasanramaj humbi jetën pasi dyshohet se u qëllua aksidentalisht me armë zjarri nga djali i tij. Policia e Kosovës tashmë ka publikuar fotografinë e armës dhe të fishekëve që janë sekuestruar në vendin e ngjarjes, ndërsa ka njoftuar se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Sipas njoftimit zyrtar, Stacioni Policor në Deçan është informuar më se në oborrin e një stani në Bjeshkën e Strellcit një person kishte mbetur pa shenja jete si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Gjatë ekzaminimit janë sekuestruar arma e zjarrit dhe municioni, fotografinë e të cilave Policia e ka publikuar në njoftimin për media. Siç kishte raportuar ekskluzivisht Sinjali, viktima është 59-vjeçari Shpend Hasanramaj, ndërsa i dyshuari është djali i tij, Erdonit Hasanramaj, 26 vjeç.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas informacioneve të Sinjalit, dyshohet se arma është shkrepur aksidentalisht gjatë qëndrimit të tyre në bjeshkë. Rrethanat e sakta në të cilat ndodhi tragjedia vazhdojnë të jenë objekt i hetimeve.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, kishte konfirmuar për Sinjalin se i dyshuari ishte arrestuar në vendin e ngjarjes dhe se rasti ishte cilësuar si “vrasje nga pakujdesia”. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Ndërkohë, familjarët kanë njoftuar se Shpend Hasanramaj do të varroset të shtunën, më 25 korrik, në orën , në varrezat e fshatit Strellc i Epërm, pranë xhamisë.\ Ekskluzive | Ky është i dyshuari për vrasjen aksidentale të babait në bjeshkët e Strellcit të Deçanit Të shtunën varroset Shpend Hasanramaj, i cili humbi jetën tragjikisht në Bjeshkët e Strellcit Ekskluzive | Vrasja në bjeshkët e Strellcit të Deçanit dyshohet se ishte aksidentale – ky është viktima e familjes Hasanramaj Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com