Lagjia Kalabria në Prishtinë po bëhet me çerdhe të re publike

0%

Banorët e lagjes Kalabria në Prishtinë së shpejti do të kenë një çerdhe të re publike, pasi pritet të fillojnë punimet për ndërtimin e këtij objekti në afërsi të ambulantës. Lajmin e ka bërë të ditur banorë e lagjes, duke njoftuar se janë informuar nga drejtori i Arsimit Arianit Elshani se punimet do të nisin në një të ardhme të afërt.

Sipas njoftimit, realizimi i këtij projekti vjen pas kërkesave të vazhdueshme të banorëve dhe angazhimit për adresimin e nevojave të familjeve të reja në këtë lagje. “Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë banorët, sidomos për familjet e reja.

Pas kërkesave të vazhdueshme dhe angazhimit tonë si ekip për ta ngritur këtë nevojë pranë institucioneve, po shohim se prioritetet e lagjes po fillojnë të realizohen”, thuhet në njoftim. Po ashtu është bërë e ditur se brenda këtij muaji pritet të vendoset edhe gurthemeli i çerdhes së re publike një moment që, sipas tyre do të shënojë një hap të rëndësishëm për lagjen Kalabria.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për këtë projekt është falënderuar edhe drejtori i Arsimit, Arianit Elshani, për mbështetjen dhe angazhimin në realizimin e tij.

Burimi: Telegrafi