Është arrestuar një person pasi ka kanosur tre zyrtarë policorë në Ferizaj. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk i është bindur urdhrit policor dhe më pas ka kanosur tre zyrtarë policor që ishin në kryerje të detyrës zyrtare”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Gjatë arrestimit i dyshuari kishte rezistuar dhe si pasojë ka pësuar lëndime për çka edhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Burimi:
Bota Sot
