Deshi ta vrasë djalin e tij, në Stanovc, D.B dënohet 13 vjet burgim

0%

Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda, e ka dënuar me 13 vjet burgim të pandehurin D.B. i cili akuzohej për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Aktgjykimi është shpallur më nga kryetari i trupit gjykues, Xhemajl Jusufi.

Sipas njoftimit të Gjykatës, D.B. është shpallur fajtor për veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë” si dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Ai akuzohej nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë se kishte tentuar ta vriste djalin e tij në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.

Sipas të dhënave të Policisë, rasti ishte regjistruar më , ndërsa i dyshuari kishte qenë në arrati deri më 14 nëntor të po atij viti, kur edhe ishte arrestuar.Prokuroria Themelore në Mitrovicë kishte njoftuar më për arrestimin e D.B., pas një pune operative.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se pas një pune operative është arrestuar një person me iniciale D.B., i cili prej muajsh ka qenë në kërkim, me dyshimin për kryerjen e veprave penale ‘Vrasja e rëndë në tentativë’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.

Burimi: Bota Sot