Shpërndaje në: Futbollisti i njohur i Australisë, Cristian Volpato, dyshohet se doli pozitiv në testin për përdorim të kokainës, pasi policia e ndali dy herë për tejkalim shpejtëse në Sydney, në të njëjtën natë. Mesfushori 22-vjeçar, që u paraqit në Kupën e Botës, u ndalua në një “BMW Coupe”.
Në zonën ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte 60 kilometra në orë, Volpato drejtoi veturën me shpejtësi prej 86 derin në 94 kilometra në orë. Në testin për alkool, të cilit iu nënshtrua në rrugë, doli negativ. Sipas BBC, Volpato dyshohet se rezultoi pozitiv për kokainë kur u ndal dy më më pas. Në të njëntën zonë e drejtonte veturën me shpejtësi prej 109 kilometra në orë.
Patent-shoferi i futbollistit është pezulluar për gjashtë muaj. Edhe Futboll 3 muaj më parë “Çdo gjë është e mundur”: Kosova një ndeshje larg Kupës së Botës Atij iu mor mostra për një test të dytë. Volpato luajti në tri prej katër ndeshjeve të Australisë në Kupën e Botës.
